Sherr mes shoferëve, përdorin armë
Trafiku i rënduar çon në përplasje mes drejtuesve të automjeteve, që kanë arritur deri në shkrehjen e armëve. Sipas burimeve policore mësohet se përgjatë aksit rrugor Fier-Seman kanë ndodhur tre raste debatesh mes drejtuesve të makinave. Madje ka pasur dhe krisma armësh, por nuk është bërë e mundur gjetja e autorëve apo e armës së përdorur. Ngjarja ka ndodhur në daljen e fshatit Topojë. Policia e qarkullimit që ishte në shërbim në rrugën në fjalë, brenda pak minutash ka mbërritur në vendin ku u dëgjuan breshëri armësh. Në ndihmë të saj ka ardhur edhe policia e rendit, e cila e ka pasur të vështirë çarjen e trafikut. Edhe pse policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, ka mundur të gjejë vetëm gëzhojat, pasi as arma dhe as autori nuk janë gjetur. Policia ka ushtruar kontroll në pothuaj të gjitha automjetet që ishin në trafik, por në asnjë prej tyre nuk ka gjetur armë. Zyrtarisht kjo ngjarje pranohet nga drejtuesit e policisë lokale, të cilët pohojnë se po punojnë për zbardhjen e saj.
#