E Diel, 1 Nëntor 2026

Lezhë, grabitjae malazezëve policiaarreston 5 persona

LEZHë- Arrestohet 5 të rinj të dyshuar si autorët e grabitjes së malazezëve të enjten e kaluar. Mesditen e sotme policia e Lezhës ka bërë të ditur se ka arrestuar të rinjtë, mes tyre dhe vëllain e 16-vjecarit i cili mbeti i vdekur gjatë aksionit ditën e shtunë.

Të arrestuarit janë Vladimir Nikolli 30 vjec, kushëriri i tij njëherësh dhe pronari i motorrit me të cilin u krye grabitja Flor Nikolli 25 vjec, Ardit Skandaj vëllai i viktimës, Sokol Jashari dhe Fatjon Sejfullari përkatësisht 21 vjec.

Gjatë arrestimit të të rinjve u janë gjetur një sasi parash me vlerë prej 250 mijë lekë të reja, pistoletë tip TT, karikatorë me 7 fishekë, celularë dhe mjete të tjera.

Ndërkaq mësohet se policia ka ndaluar dhe 9 persona të tjerë për organizimin e protestës së djeshme në qytetin e Lezhës. Sipas policisë protesta ka qenë e paligjshme dhe ndonëse ka nisur paqësore përfundoi si e dhunshme.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›