E Shtunë, 31 Tetor 2026

Francë, gati transplanti i zemrës artificiale

Një kompani biomjekësore në Francë dhe një kirurg shumë i njohur zemre po bëjnë përpjekjet e fundit për të arritur transplantimin e një zemre artificiale, që mund të ndihmojë qindra mijëra pacientë. Alain Carpentier, kirurgu francez që ka zhvilluar zemrën, është një nga drejtuesit e praktikantëve të valvulave kardiake dhe ka krjuar një sërë të tillash, të cilat janë përdorur gjerësisht në fushën e kirurgjisë. "Një gjë që shumë e nevojshme ishte prova e qarkullimit të gjakut në brendësi të zemrës. Edhe pse ishte dicka shqetësuese, u mundova që të imitoj funksionimin normal të zemrës. Për këtë arsye kjo zemër ka shumë sensorë. Gjithashtu zemra , ashtu si një natyrale, ka dy pompa dhe jo vetëm një. Ajo është pikërisht si zemrat tona", tha Dr. Carpentier. Carmat, kompania biomjekësore që po punon me Dr. Carpentier, është shprehur se kjo zemër artificiale do të japë shumë shpresa dhe do të garantojë jetën e shumë pacientëve me probleme kardiake. "Unë kam thjesht probleme me ngushtimin e enëve të gjakut, por është e vërtetë se për njerëzit që kanë probleme serioze kardiake, kjo është padyshim zgjidhja më e mirë", tha Michel Sarrazin, një pacient me probleme zemre.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›