E Diel, 1 Nëntor 2026

France gjykata ndalon publikimin fotove te Kate Midellton

Një gjykatë franceze vendosi bllokimi e publikimit në të ardhmen të çdo fotoje gjysme të zhveshura të Dukeshës së Keimbrixh Keit Midleton. Urdhri erdhi pasi Duka dhe Dukesha e Keimbrixh vendosën të padisin revistën “Closer” e cila publikoi e para fotot.
Vendimi i gjykatës urdhëron revistën që t’i dorëzojë të gjitha fotografitë që ka në dispozicion brenda 24 orësh, ndërsa për çdo ditë vonesë do të gjobitet me nga 10 mijë euro.
Vendimi, pengon revistën “Closer”, që i ka publikuar fotografitë të premten, nga ripërdorimi i tyre si dhe nga shitja e tyre në tregjet ku nuk janë publikuar.
Fotografitë tashmë janë përhapur në masë të gjerë në internet, derisa janë shtypur nga gazeta irlandeze “Daily Star” dhe revista “Chi” e Italisë. Çifti mbretëror ka nisur procedurat ligjore në lidhje me fotografitë me qëllim të paditjes së redaktorit të Closer dhe të fotografit, apo forografëve që i kanë bërë forografitë.
Nderkohe një prokuror francez ka nisur të martën hetimet paraprake në lidhje me padinë.
Cifti tha se publikimi I fotove nga ana e revistes cenoi intimitetin e tyre. Fotot u bene ndersa dukesha po bente banjo dielli topless ne tarace me bashkeshortin e saj, princin Ëilliams, ndersa eshte fotografuar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›