NATO redukton operacionet në Afganistan

Komanda e ISAF-it në Afganistan citoi një rritje të sulmeve të ushtarëve vendas ndaj forcave të NATO-s dhe ngjarje të lidhura me reagimet ndaj filmit anti-Islam si motiv të këtij vendimi.
Të paktën 51 ushtarë të NATO-s janë vrarë nga ushtarët afganë që nga fillimi i vitit, 15 prej të cilëve vetëm në muajin gusht.
Operacionet e përbashkëta tani do të drejtohen në nivel batalionesh, që do të reduktohen gradualisht ditë pas dite.
Disa misione me përmasa më të vogla mundet ende të zhvillohen, por do të shqyrtohen më parë nga komandantët rast pas rasti.
Ministria afgane e Mbrojtjes deklaroi se nuk ka marrë ende një shkresë zyrtare për këto ndryshime, duke shtuar se krerët nga të dyja palët janë duke zhvilluar takime.
Njoftimi vjen pasi të paktën 12 persona mbetën të vrarë në një sulm vetëvrasës në një autobus të vogël, që po transportonte shtetas të huaj në afërsi të kryeqytetit afgan, Kabul.