E Diel, 1 Nëntor 2026

Haxhinasto niset per ne Bruksel takim me Fylen

Gjate qendrimit atje shefi i diplomacise shqiptare do te marre pjese ne Takimin e Ministrave te Jashtem dhe te Mbrojtjes te vendeve anetare te NATO-s qe do te zhvillohet te enjten.

Gjithashtu do te zhvilloje takime dypaleshe me zevendeskryeministrin dhe Ministrin e Jashtem belg Stiven Vanackere. Gjithashtu kreu i diplomacise shqiptare pritet te kete takime me Komisionerin Evropian per Politiken e Zgjerimit dhe Fqinjesise Stefan Fule si dhe me eurodeputete nder te cilet Shulz Fajon Albertini Swoboda dhe Roucek.

Temat kryesore te ketyre takimeve do te jene marredheniet dypaleshe ecuria e procesit te integrimit evropian te Shqiperise si dhe zhvillimet rajonale.

Ndersa ne takimin e Ministrave te Jashtem dhe te Mbrojtjes te vendeve anetare te NATO-s do te percaktohen prioritetet e Aleances ne pergatitje per Samitin e Krereve te shteteve dhe qeverive qe zhvillohet ne Lisbone ne datat 19-20 nentor 2010.

2010-10-13 1445

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›