E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhuvani, Qirjaqi, Fehmiu - treshja e artë e kinemasë shqiptare hap Festivalin e Durrësit

Durrës, 30 gusht, NOA Tre çmime dhe një natë e konceptuar si homazh për tre emra nga më të mëdhenjtë e filmit shqip.

Kjo ka qenë nata e parë e edicionit III të Festivalit Ndërkombëtar Veror të Filmit në Durrës (International Film Summerfest Durrës), i cili organizohet më 29 gusht-4 shhator 2010, pranë dy pikave qendrore të Durrësit: kinemaja teatër Aleksandër Mosiu dhe amfiteatri romak.

Dhimitër Xhuvani skenarist, aktori Agim Qirjaqi si dhe aktori Bekim Fehmiu kanë qenë tre figurat që janë nderuar natën e parë të këtij festivali ndërsa kontributi i tyre në kinema u është prezantuar të ftuarve me një sërë filmash në program: I dashur armik Bistrica, Lindje Perëndim Lindje, Mëngjese lufte, Dasma e Sakos dhe Kolonel Bunker.

Filmat që propozojnë botë dhe fate njerëzore nga Hungaria, Belgjika, Franca, Serbia, Austria, Spanja, Holanda etj. konkurrojnë në seksionin Vizione bashkëkohore.

Janë 10 filma nga produksionet më të fundit evropiane.

Në këtë seksion konkurrohet për Çmimin Gladiatori i Artë për Filmin më të Mirë, për Regjisorin më të Mirë, Aktorin më të Mirë, Aktoren më të Mirë.

Seksioni i dytë i rëndësishëm kushtuar kinemasë nga Rajoni, i quajtur Ballkan Ëord,, prezanton 7 filma në konkurrim për çmimin Filmi më i mirë Ballkanik, i cili jepet nga një juri ndërkombëtare.

Jepet në këtë seksion edhe Çmimi i Kritikes (FIPRESCI), çmim prestigjioz për herë të parë prezent në Shqipëri.

Futet ne këtë edicion praktika e dhënies së Çmimit të Publikut, dhe për këtë është krijuar një Juri e Publikut.

Seksioni Takime të afërta (jashtë konkurrimit) i kushtohet këtë vit të ftuarit të nderit i cili këtë vit është Franca. Durrësi përshëndet kulturën dhe kinemanë franceze me një javë retrospektivë me disa filma prodhime të 3 viteve të fundit, të zgjedhur nga kritiku i filmit Edouard Ëaintrop. Shaqjen La vie en rose, fitues në Academy Aëard, film me të cilin hapet më 29 gusht në amfiteatrin e lashtë romak, Durrës International Film Festival. Po edhe Borëbardha e koreografit botëror me origjinë shqiptare Angjelin Preljocaj.

Në edicionin e tretë hapet një seksion i ri: Studentët shqiptarë më filmin me metrazh të shkurtër, për çmimin Bukuroshja e Durrësit.

Për herë të parë, Festivali i Filmit në Durrës prezanton çmimin për Studentin më të Mirë Shqiptar të Filmit me Metrazh të Shkurtër për studentët e filmit nga Shqipëria, Kosova, Mali Zi dhe Maqedonia. Filmi fitues i zgjedhur nga Juria e regjisorëve si dhe nga Juria e studentëve do te transmetohet në TVSH dhe RTK.

Fituesi i një çmimi me vlerë financiare 200.000 lekë do të jetë i ftuar në Berlinale Forum falë një nisme për një të ardhme mes Festivalit të Durrësit dhe Festivalit prestigjioz të Filmit në Berlin. Qëllimi i organizatorëve të festivalit është mbështetja dhe promovimi i prurjeve kinematografike nga të rinjtë e shkollave të filmit, ballafaqimi i tyre me publikun e gjerë, lidhja e kontakteve me artistë nga bota dhe producentë të ftuar në Festivalin e Durrësit, që këta të rinjtë të bëhen pjesë e garës me shanset që do tu jepen në këtë festival për të kapërcyer kufijtë e Shqipërisë.

Seksioni i Dokumentarit Internacional (jashtë konkurrimit) propozon dokumentarë të gjatë në gjininë e portretit.

Leksione nga mjeshtrat e kinemasë

Katër leksione "Master Class" të cilat do të jepen këtë vit nga personalitete të filmit. Të ftuar Jan Harlan më 30 gusht për produksionin zero; Hening Lohner më 30 gusht për muzikën në filmin hollivudian pa zë; Katia De Vidas për kamerën dhe montazhin; aktori francez Louis de Do Lensquesaing më 3 shtator me një leksion për aktrimin. Të gjitha mbahen në sallën e ish-shtëpisë së Pionierit.

Gladiatori i artë çmimi për arritje ne karrierë.

Vitin e kaluar ky çmim i cili jepet për një regjisor të mirënjohur për kontributin në kinemanë e vendit të tij dhe atë botërore, iu dha Dhimitër Anagnostit. Këtë vit i akordohet regjisorit polak Krystof Zanussi. Shfaqet filmi i tij i fundit Revisited.

n.e/NOA

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›