E Diel, 1 Nëntor 2026

Oleksander Timoshenko: Regjimi i Janukoviçit “s’e do të Julian gjallë”

Oleksander Timoshenko, bashkëshorti i ish-kryeministres së Ukrainës, Julia Timoshenko, ka deklaruar se është detyruar të kërkojë azil politik në Republikën Çeke, për shkak të sundimit autoritar në Ukrainë.

“Kam qenë i detyruar të braktis Ukrainën dhe të kërkoj azil politik në Republikën Çeke, për shkak të presionit të paparë të regjimit të presidentit Janukoviç. Autoritetet nuk ndalen së përdoruri çdo metodë të pistë. Ato nuk ishin të suksesshme në thyerjen e Julia Timoshenkos me frikësim, gjykim, burgosje apo torturë, ndaj kanë përdorur metoda edhe më të pista. Ato nisën të më përndjekin mua dhe anëtarët e tjerë të familjes së saj”, ka thënë Oleksander Timoshenko .

Julia Timoshenko është dënuar me shtatë vjet burg, për shkak të shpërdorimit të detyrës zyrtare. Bashkëshorti i saj tha se autoritetet duan ta “shkatërrojnë fizikisht” atë. Ai tha se i ka bërë thirrje gjithë botës “të kuptojë se regjimi i Janukoviçit nuk e do Julia Timoshenkon të gjallë”.

Ai ka kërkuar nga vendet evropiane “të vendosin sanksione kundër autoriteteve dhe familjeve të tyre, në veçanti djemve të Janukoviçit, që janë zyrtarët më të lartë në Zyrën e Prokurorisë së Përgjithshme”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›