E Shtunë, 31 Tetor 2026

Francë, nis sot gjyqi ndaj Jacques Chirac

Nis sot në Paris gjykimi ndaj ish-presidentit francez, Jacques Chirac i cili akuzohet për korrupsion.

Chirac, i cili ishte president nga viti 1995 deri më 2007-ën, po përballet me akuzat për keqpërdorim të fondeve publike dhe thyrjen e besimit lidhur me vendet e punës, të cilat thuhet se janë krijuar artificialisht për të financuar partinë konservatore të Chirac-ut në kohën kur ai ishte kryetar i komunës së Parisit.

Chirac, i cili gëzonte imunitet nga ndjekja penale në kohën kur ishte president, ka hedhur poshtë të gjitha akuzat.

Nëse shpallet fajtor, ai mund të dënohet me burgim deri në 10 vjet dhe me një gjobë prej 150 mijë eurosh.

Para nisjes së gjykimit, avokatët mbrojtës të ish-presidentit francez kanë thënë se 78-vjeçari mund të mos jetë në gjendje të nis gjykimin për shkak të komplikacioneve në shëndet.

Gjykatësi i rastit pritet të marr vendimin lidhur me gjendjen psiqike të Chirac-ut.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›