E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tajfuni Talas, vijojnë kërkimet për gjetjen e të zhdukurve

Vijojnë kërkimet për gjetjen e trupave të personave që rezultojnë të zhdukur pasi tajfuni i fuqishëm “Talas” përshkoi perëndimin e Japonisë.
Më shumë se 50 persona raportohen si të zhdukur dhe 25 rezultojnë të vdekur pas tajfunit Talas, i cili ka shkatërruar disa pjesë të shtetit në jug-perëndim të kryeqytetit Tokio.
Kryeministri japonez, Noda Yoshikiko, tha se qeveria po bën gjithçka që është e mundur për të vazhduar operacionet me qëllim gjetjen e personave të zhdukur.
Stuhia solli shira të dendura dhe erëra të forta që shkonin deri në 108 kilometra në ofër, pasi u përplas në ishullin Shikoku ditën e shtunë.
“Talas” po lëviz tani në pjesën tjetër të Japonisë dhe drejt detit japonez, ka bërë të ditur Agjencia Japoneze e Meteorologjisë.
Por agjencia ka paralajmëruar gjithashtu se se shirat e dendura dhe erërat e forta do të vazhdojnë, duke ngritur kërcënimet për përmbytje dhe rrëshqitje toke.
Rreth 500 mijë banorë, pjesërisht nga perëndimi dhe qendra e Japonisë, janë urdhëruar të largohen nga banesat e tyre, bën të ditur agjencia e lajmeve “Kyodo News”.
Disa nga zonat më të goditura duket se janë prefekturat Nara dhe Uakajama, me shtëpi që janë rrafshuar nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës.
Pas tërmetit dhe tsunamit të 11 marsit, që shkaktoi dhe krizën bërthamore në Fukushima, duket se japonia po vuan një tjetër makth natyror.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›