Prefekti vendorëve: Pastroni mjedisin ose në gjyq
04/04/2012 Mbetjet urbane në sheshe e brigje lumenjsh, ndotja në nivele të larta
SOKOL GORRICA
BERAT- Grumbullimi i mbetjeve urbane i bashkive dhe komunave nëpër sheshe dhe lumenj ku dhe digjen duke shkaktuar ndotje të lartë në mjedis, një problem i prekshëm ky ka bërë që prefekti i qarkut të Beratit t’u kërkojë krerëve vendor të marrin masa të menjëhershme. Kreu i prefekturës, Bujar Hoxhaj, e ka bërë prezent këtë shqetësim gjatë një mbledhje të zhvilluar me kryetarët e bashkive dhe komunave përfaqësuesve të zyrave të mjedisit pranë njësive vendore dhe Drejtorisë së Agjencisë rajonale të Mjedisit. Hoxhaj e zhvilloi këtë takim jo vetëm pasi ky problem po merr përmasa shqetësuese në të gjithë qarkun, por dhe për faktin se në kuadër të 100- vjetorit të shpalljes së pavarësisë qeveria synon të zbatojë projektin “Shqipëri e pastër”.
Ndotje alarmante...
Takimi është zhvilluar gjatë paradites së djeshme në ambientet e prefekturës ku janë diskutuar problemet e depozitimit të mbetjeve urbane, impaktit tepër të lartë të ndotjes që ato shkaktojnë, si dhe janë lënë detyra që brenda datës 20 prill vendorët të marrin masa për zgjidhjen e këtij problemi, pasi në të kundërtën do të përballen me masat sipas ligjit. Çështja është thelbësore, pasi ka të bëjë me mjedisin dhe faktet flasin qartë se mjedisi në Berat po ndotet çdo ditë e më shumë, u shpreh prefekti Hoxhaj. Njësitë vendore kanë në buxhetet e tyre fondet për mbetjet e përditshme, por këto mbetje rrinë rrugëve ose hidhen në ambiente të ndryshme e më shumë prishin punë se sa rregullojnë, tha kreu i prefekturës. Dua që dhe nga njësitë vendore në bashkëpunim me A.R.N në dhe me Drejtorinë e Pyjores të përcaktojmë pikat ku do të hidhen mbeturinat në të kundërtën se deri tani kemi bërë procedime simbolike, çështja do të shkojë deri në Prokurori”,u tha Hoxha vendorëve. Problemet e ndotjes janë tepër të ndjeshme në të gjithë qarkun e Beratit, veçanërisht dy ditët e fundit në qytetin e Beratit ku shkalla e ndotjes në mjedis është tepër e lartë si pasojë e zjarreve që përfshijnë gjatë natës sheshin e depozitimit të mbetjeve urbane, i cili nuk ka leje mjedisore.
Pyjorët: Zjarret nga banorët
Mbledhje urgjente, 46 zjarre në tre muaj
ELBASAN- Edhe pse nuk është një sezon i nxehtë, në qarkun e Elbasanit janë regjistruar një numër i madh zjarresh përfshirë këtu edhe sipërfaqe me pyje e shkurre në Librazhd, Elbasan dhe Gramsh. Lidhur me këtë problem perfekti i qarkut të Elbasanit, Shefqet Deliallisi, ka zhvilluar edhe një takim me strukturat përgjegjëse të policisë, pyjeve dhe zjarrfikësve. Ky fenomen sipas perfektit Deliallisi nuk është i zakonshëm për këtë periudhë kohe. Ai ka ngritur disa probleme në lidhje me zjarrfikësit që nuk shkojnë në vatrat e zjarrit për shkak të mungesës së rrugëve.
Drejtori i Drejtorisë së Policisë në Qark, Emri Vata, deklaroi se personat përgjegjës në zonat ku bie zjarri, nuk kanë kryer në shumicën e rasteve kallëzim penal në polici, në mënyrë që kjo e fundit të marrë masa. Nga ky problem në Drejtorinë e Policisë së qarkut të Elbasanit ka pasur vetëm 8 denoncime. Ndërkohë Drejtori i Shërbimit të Zjarrfikësve, Aleksandër Hodo, tha se pavarësisht problemeve dhe vështirësive që ekzistojnë, reparti që ai drejton është në gatishmëri. Hodo kërkoi bashkëpunim me organet kompetente, si dhe ndërgjegjësimin e banorëve.
Ndërsa Drejtori i Pyjores, Luan Duzha, konfirmoi se të gjitha rastet e zjarreve kanë qenë të qëllimshme, dhe motivi kryesor është zaptimi i tokave. Por ai deklaroi se asnjë sipërfaqe toke nuk do të shfrytëzohet për tokë bujqësore ose të jepet me qira. Perfekti i qarkut Shefqet Deliallisi do të realizojë një tjetër takim me përfaqësues të qeverisjes vendore në lidhje me fenomenin e zjarrvënies së qëllimshme për të zaptuar toka e kullota. L. Lleshi