Pastiçeri shqiptarësh,ëmbëlsira me kokainë,kapen 41 kg të tjera
04/04/2012 Femra shefe. 3 të tjerë kokainë 6 milionë euro
ITALI- Nga dy operacione të policisë italiane janë shkatërruar dy rrjete shqiptare që trafikonin kokainë në sasi marramendëse. Mediat italiane thanë se në njërin nga aksionet u zbulua një pastiçeri speciale sepse poshtë ëmbëlsirave kishte kokainë. Shqiptarët e kishin maskuar në mënyrë perfekte shitjen e kokainës. Operacioni i dytë u mbyll me arrestimin e 3 shqiptarëve, të cilët u kapën me 41 kg kokainë, sasi rekord kjo, e cila nëse shitej do t’u sillte aty një fitim prej jo më pak se 6 milionë euro.
Ëmbëlsira me kokainë
Të paktën 55 karabinierë në krahinën e Lucas nisën dje herët në mëngjes operacionin “Four Cakes”, ku kontrolluan një pastiçeri. Në pranga ranë 11 persona, kryesisht të nacionalitetit shqiptar, shumë prej të cilëve jetojnë në Luca. Gjithashtu janë identifikuar 43 persona si konsumatorë të drogës, që i përkasin shtresave të mesme dhe të larta shoqërore, duke përfshirë disa profesionistë apo operatorë të bisneseve. U sekuestruan 150 gramë kokainë dhe 100 gramë hashash. Banda e kishte ngritur trafikimin e kokainës në Luca, ndërsa rrjeti ishte i përbërë kryesisht nga shqiptarë, në përputhje me rregullat e qëndrimit, tashmë banorë në Itali dhe veçanërisht në moshë të re (25-30 vjeç). Shumë prej tyre kurrë nuk kanë ngjallur ndonjë dyshim dhe secili ka luajtur një rol të caktuar, në mënyrë që të prodhojë një qarkullim prej rreth 150.000 eurosh në vit. Monitorimi i pastave ka mundësuar që njësia investigative të gjente se pas atyre blerjeve të ëmbëlsirave fshihej kokaina. Pa u ndalur në rezultatet e para të hetimit, vazhdimi i punës ka lejuar në gjetjen e rrjetit kriminal që bashkëvepronte me shqiptarët në Porcari, duke i identifikuar furnizuesit e drejtpërdrejtë të kokainës të tregtarëve të vegjël të zonës. Mes të arrestuarve është një grua, e cila mbante llogaritë dhe blerjet e planifikuara, duke transportuar mesatarisht çdo muaj nga 2 kg heroinë dhe 10 kg hashash me vlerë rreth 24.000 euro. Ajo kishte lidhje me institucionet bankare ku kishte akses në llogaritë bankare dhe pikërisht ajo merrej edhe me shtypjen dhe prerjen e kokainës.
41 kg kokainë, 6 milionë euro
Financierët e Policisë Tatimore në Brescia kishin qenë prej kohësh në gjurmët e E.K, qytetarit shqiptar të moshës 28 vjeç, pa profesion. Dyshimet ishin ngjallur nga disa kontrata të shumta të makinave me qira me kohëzgjatje të shkurtër. Anomalia u zbulua gjatë aktiviteteve të zakonshme të jetesës dhe monitorimit të gjendjes ekonomike, e cila ishte atëherë shumë e lartë për një “të papunë”. Hetuesit kanë zbuluar gjithashtu një identitet të dytë, të përdorur nga shqiptari deri në dhjetor të vitir 2008-ës, e cila korrespondonte me një person që kishte precendetë penalë. Në ditët e fundit, Guardia di Finanza në Milano e kishte ndjekur shqiptarin deri në zonën Sempione, ku aty kishte ardhur edhe një shqiptar tjetër me inicialet E.M, 23 vjeç, të cilit ai i dorëzoi një pako të madhe. Ndërhyrja e karabinierëve mundësoi zbulimin e 8 pakove me kokainë, ndërsa pak më vonë u ndalua një shtetas i tretë shqiptar, me inicialet A.G, 23 vjeç, i cili kishte edhe 10 pako të tjera kokaine në çantën e shpinës. Më pas gjatë kontrollit të shtëpisë ku ata banonin u gjetën 20 kg kokainë. Kështu, në total janë konfiskuar gati 41 kilogramë kokainë, 8500 euro dhe 9 celularë. Tre shqiptarët u arrestuan dhe u dërguan në burgun “San Vittore”, në dispozicion të prokurorit publik të Milanos. Nga hetimet e mëtejshme për drogën e sekuestruar dyshohet se kokaina ishte destinuar për krahinat e Breshias dhe Bergamos. Kokaina, me një përqindje të lartë të përbërësve aktivë, do t’u jepte trafikantëve të drogës një fitim prej më shumë se 6 milionë eurosh.
DEA hap zyrat në Bullgari
“Shqipëria rast suksesi”
Agencia amerikane e Luftës kundër Drogës (DEA) do të hapë të martën zyrën e saj në Sofje, kryeqytetin e Bullgarisë. Zyrat e DEA-s tashmë ekzistojnë në Shqipëri, Kroaci, Çeki, etj. Zyrtarët e DEA-s e kanë përmendur Shqipërinë si shembull konkret të bashkëpunimit. Ministri i Brendshëm bullgar, Tsvetanov, dhe administratori i DEA-s Michelle Lionheart do të jenë të pranishëm në hapjen zyrtare. Planifikimi i zyrave të DEA-s në kryeqytetin bullgar u njoftua në dhjetor 2011 nga Tsvetanov dhe ambasadori i SHBA-ve në Sofje Xhejms Warlick. Baza për bashkëpunim mes DEA-s dhe autoriteteve bullgare u formua në vitet 1990, kur DEA nisi bashkëpimin me Drejtorinë e Përgjithshme të Luftës, Krimit të organizuar (GDBOP) në disa hetime të organizatave të rëndësishme të trafikimit të drogës që veprojnë në rajon, e cila rezultoi me sukses.
Gazeta “Vijesti”, Mali i Zi
Kokaina për top-kërkesat e
Evropës vjen nga Ballkani
Trafikimi i drogës nëpërmjet Ballkanit në Evropën Qendrore dhe Perëndimore ka qenë në rritje dhe numri i banorëve lokalë të përfshirë në trafikun e drogës është më i madh. Ky është raportimi nga Mali i Zi i të përditshmes “Vijesti”. Duke cituar raportet e organizatave ndërkombëtare, gazeta tha se rruga ballkanike më së shpeshti përdoret për trafik të drogës nga Afganistani, Afrika Veriore, Lindja e Mesme dhe e Amerika e Jugut. Duke iu referuar raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit, gazeta shkruan se kishte prova të lidhjeve dhe konflikteve të rastit, mes grupeve të trafikut të drogës në Mal të Zi, Shqipëri, Serbia, Rusi, Kroaci, Itali, Austri, Gjermani dhe Amerikën e Jugut. Rreth 80 për qind e heroinës që vjen nga Afganistani kalon në Evropën Perëndimore përmes rrugës së Ballkanit. Një përfaqësues nga agjencia kundër drogës në Kombet e Bashkuara ishte shprehur pak kokë më parë se Evropa ishte e dyta për sa i përket tregu të kokainës dhe shumica e drogës vinte nga Amerika e Jugut. Gazeta njofton gjithashtu se dërgesat nëpërmjet Spanjës dhe Portugalisë janë në rënie dhe kokaina më tepër trafikohet në Evropë përmes porteve të Adriatikut dhe Detit të Zi.