Leku i forte ndaj valutave te huaja

Monedha vendase vazhdon të forcohet në tregun vendas. Pas vlerësimit në fundjave, leku vijon të regjistrojë edhe sot ditë pozitive kundrejt valutave të huaja.Gjatë gjithë sezonit veror, leku ka pasur përgjithësisht një pozitë të fuqishme përballë valutave të huaja, përveccse disa ditëve në fund të gushtit.
Së fundmi euro është kuotuar në 138.04 lekë, duke u dobësuar 0.09 lekë krahasuar me ditën e djeshme. Siç kanë sqaruar edhe ekspertët forcimi i euros në treg, sidomos gjatë javës së kalaur, ishte pasojë e ndërhyrjes së bankave vendase, të cilat blenë valutë për nevojat e tyre personale. Kjo rriti kërkesën për euro dhe si pasojë soli edhe vlerësimin e saj në treg.
Gjatë ditëve në vazhdim, nëse nuk do të ketë ndërhyrje në tregun e këmbimit valutor, euro pritet të pësojë rënie të mëtejshme. Ndërkohë, monedha amerikane po ecën me ritme më të shpejta zhvlerësimi. Dollari ka regjistruar një dobësim në treg, duke zbritur në 109.56 lekë dhe duke u zhvlerësuar 0.41 lekë krahasuar me një ditë më parë.