E Shtunë, 31 Tetor 2026

Francë, përfundon pengmarrja

Pengmarrja e 20 fëmijëve ne një çerdhe ne qytetin Besancon ne lindje te Francës, qe shokoi mbare vendin, përfundoi pa viktima e te plagosur. Policia e mbërritur ne vendngjarje pak pas rrëmbimit, arriti te lironte fëmijët dhe edukatoren e tyre pas negociatave me pengmarrësin 17-vjeçar. Sipas policisë, adoleshenti 17-vjeçar, i cili vuan nga depresioni, është arrestuar. Mëngjesin e te hënës ne Besancon, 17-vjeçari hyn i armatosur me dy thika ne një çerdhe dhe mori peng 20 fëmijë duke i kërcënuar me jete, por pa i lënduar.

Shpërndaje          

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›