E Diel, 1 Nëntor 2026

Francë, policia kap pengmarrësin e katër personave në bankë

Policia në Tuluzë të Francës ka arrestuar dje pengmarrësin e katër personave që po mbaheshin peng në një bankë, pas plagosjes së tij. Pengmarrësi deklaroi se ishte pjesë e grupit terrorist Al Kaeda. Mesditën e djeshme, personi i armatosur hyri në bankë, mbajti peng katër persona dhe kërkoi të negocionte me forcat speciale që vranë autorin e masakrës së Tuluzës, Mohamed Merah, në muajin mars. Gjatë negociatave fillimisht ai liroi një prej pengjeve, në këmbim të ushqimeve dhe ujit, ndërsa tri pengjet e tjera, mes tyre edhe drejtori i bankës, u liruan pas ndërhyrjes së policisë në bankë. Banka ndodhet rreth 100 metra nga apartamenti i Mohamed Merah, por nuk dihet nëse pretendimet e tij si anëtar i Al Kaedës janë të vërteta.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›