Asanzh kërkon azil politik në Ekuador, rrezikon arrestimin
Themeluesi i WikiLeaks, Julian Asanzh, ka kërkuar azil politik në Ambasadën e Ekuadorit në Londër, duke rrezikuar kështu arrestimin e tij për shkeljen e kushteve të lirimit, ndërkohë që pritet ekstradimi për në Suedi. Asanzh hyri në këtë ambasadë të martën, për të shmangur ekstradimin në Suedi, ku do të gjykohet për agresion seksual. Asanzh i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat ndaj tij. Ai mori famë në të gjithë botën në vitin 2010, pas publikimit të kabllogrameve sekrete të diplomacisë dhe ushtrisë amerikane. Asanzh beson se pas gjykimit në Suedi fshihet dërgimi i tij në SHBA, ku rrezikon gjykimin me vdekje për spiunazh.