E Diel, 1 Nëntor 2026

Lindja e Mesme, SHBA shton trupat në Kuvajt për konfliktet surprizë

SHBA-të kanë përforcuar bazën ushtarake në Kuvajt, duke e çuar numrin e trupave në 13.500, për të qenë në gatishmëri dhe fleksibilitet mbi konflikte të papritura në rajon. Studimi nga Komiteti i Marrëdhënieve me Jashtë në Senatin e SHBA-ve ka ekzaminuar marrëdhëniet e SHBA me gjashtë kombet e Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit (Arabia Saudite, Kuvajti, Bahrejni, Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Omani), kundrejt përgjigjes së ndonjë lëvizjeje të papritur. Gjatë dy ditëve të fundit, ligjvënësi i Arabisë Saudite emëroi ministrin e Mbrojtjes, princ Salman bin Abdul-Aziz si princin e ri të kurorës së vendit, pas vdekjes së princ Nayef javën e kaluar. Ndërsa qeveria e Kuvajtit pezulloi Parlamentin për një muaj mbi mosmarrëveshje të brendshme politike. Zhvillimet e fundit injektojnë akoma më shumë paqartësi, ndërkohë që Lindja e Mesme po përjeton konfliktet e ndezura nga Pranvera Arabe, me fundin e operacioneve luftarake të SHBA-ve në Irak dhe frikën nga programi nuklear i Iranit. Stabiliteti i Gjirit Persik është kritik për ekonominë botërore, pasi është tokë e më shumë se gjysmës së rezervave të naftës botërore dhe më shumë se një të tretës së gazit natyror, thuhet në raportin e Senatit amerikan. Por ligjvënësit e superfuqisë mendojnë se Rajoni po përballet me sfida të panumërta politike dhe sigurie, nga programi nuklear i Iranit deri në kërcënimin për terrorizëm në Bahrejn. Raporti i siguruar nga AP precizon shtimin e forcave me bazë në Kuvajt, për të cilën flitet vetëm në kushte anonimiteti.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›