Francë, probleme nga moti i keq
Dy mijë njerëz kanë kaluar disa orë të ngujuar në tunelin nën Lamansh për shkak të prishjes së katër trenave Eurostar që qarkullojnë mes Britanisë së Madhe dhe Francës.
Njoftohet se problemet ishin shkaktuar nga dallimet e mëdha të temperaturave - kohës jashtëzakonisht të ftohtë jashtë dhe temperaturave të larta në brendi të tunelit.
Trenat u ndalën pasi kishin hyrë nga ana franceze e tunelit. Disa udhëtarë u evakuan përmes tuneleve ndihmëse, ndërsa shumë të tjerë kaluan natën në tunelin pa drita.
Drejtoria e Eurostarit tha se ka anuluar të gjitha udhëtimet për këtë të shtunë.
Ngecja në tunel ka shkaktuar një kaos të vërtetë në jugun e Anglisë ku janë bllokuar rrugët nga kamionët që presin të kalojnë Lamanshin.