E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kongresi i BDI, Peza: Diskutohet implementimi i marrëveshjes së Ohrit

Në Shkup të Maqedonisë është duke u zhvilluar kongresi i Partisë Bashkimi Demokratik për Integrim me kryetar Ali Ahmeti. Ky kongres ka interes për faktin se është zgjedhor dhe pritet rikonfirmimi i zotit Ameti, por edhe për vazhdimësinë apo jo të koalicionit qeveritar me partinë maqedonase VMNRO-DPMNE.
Në linjë telefonike nga Shkupi, drejtori i Përgjithshëm i Radio Televizionit "Ora News", Alfred Peza tha se në këtë forum veç kreut të saj do zgjidhet këshilli, sekretariati dhe nënkryetarët.
Sipas tij, një nga elementët më të rëndësishëm që do diskutohet lidhet me ecurinë e implementimit të marrëveshjes së Ohrit, për shkak se ecuria e saj ka qenë problematike pasi nuk është implementuar në mënyrën e duhur. Peza theksoi se BDI po ushtron presion pozitiv për çëshjen e emrit.
"BDI ka bërë presion pozitiv që të gjendet zgjidhje për emrin, por me pjesëmarrjen e BDI-së sepse ndonjëherë ndodh një mungesë transparence e kryeminisrit në raport me BDI-në", u shpreh ai. Alfred Peza nënvizoi se sot pritet konfirmimi i bashkëpunimit me VMNRO-DPMNE.
Sipas tij, figura e Ali Ahmetit është e pakonkurueshme ndaj është preferuar që i vetmi kandidat të jetë Ali Ahmeti, nga ku pritet edhe rikonfirmimi i tij.
Peza vlerësoi se BDI është një faktor shumë i rëndësishën politik në Maqedoni dhe pjesëmarrja në qeveri është një vlerë, që përveç se sjell kontribute të rëndësishme për Maqedoninë realizon edhe garantimin e shqiptarëve për implementimin e marrëveshjes së Ohrit që qëndron në themel të bashkëjetesës mes shqiptarëve dhe maqedonasve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›