E Shtunë, 31 Tetor 2026

Francë, protesta pro pavarësisë së Korzikës

Korzika-Nga demonstratat e ithtarëve për pavarësinë e Korzikës, në Francë, të paktën 10 policë kanë mbetur të plagosur. Protestat janë zhvilluar në qytetin Bastia, në veri të kësaj krahine bënë të ditur autoritetet franceze. Tre prej policëve, janë plagosur rëndë, nga shpërthimi i bombave molotov dhe mjetet e tjera me të cilat ishin u sulmuan forcat e rendit.

Policia thotë se në demonstratën pro pavarësisë së Korzikës ishin mbledhur rreth 1 mijë e 500 vetë, ndërsa organizatorët theksojnë shifrën prej 15 mijë demonstruesish.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›