Pakistan, 8 ushtarë të vrarë nga një sulm
Islamabad-Të paktën tetë ushtarë janë vrarë në një sulm vetëvrasës ndaj forcave të sigurisë në qendër të Islamabadit, kryeqyteti pakistanez. Ky është sulmi i dytë brenda dy javësh, që drejtohet ndaj forcave ushtarake. Anëtarët e organizatës së Talebanëve, kanë kërcënuar këtë javë se do të kryejnë sulme të reja, para së gjithash në Islamabad, si përgjigje ndaj sulmeve raketore amerikane në pozicionet e talibanëve dhe pjesëtarëve të Al Kaidës në veriperëndim të vendit.