E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama vizitë dy ditore në Republikën Çeke

Pragë-Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, po qëndron për vizitë dyditore në Pragë. Gjatë ditës së parë të vizitës së tij, që nis këtë të diel, Obama sot do të takohet me udhëheqësit e Çekisë dhe ata evropianë, si dhe do mbajë një fjalim, në të cilin do t'i parashtrojë synimet afatgjata që bota të lirohet nga armët bërthamore. Kryeministri i Çekisë, Mirek Topolanek, vendi i të cilit ka kryesinë e radhës së BE-së, ka thënë se do të përpiqet ta bindë presidentin Obama që ta vazhdojë projektin për mburojën antiraketore në Evropë.

Vizita e presidentit amerikan në Pragë po zhvillohet nën masa të rrepta sigurie. Zyrtarët kanë vendosur zonë të ndalim fluturimit mbi Pragë, ndërsa policia i ka shpeshtuar patrullimet në sheshet kryesore dhe pikat turistike. Vetëm në pjesën historike të Pragës janë vendosur 4.000 policë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›