France shoferet e taksive protestojne per rregullat e reja

Shoferët e taksive në Francë kanë organizuar një grevë e cila ka shkaktuar kaos në trafikun e Parisit, por dhe në qytete të tjera të mëdha të vendit.
Ata kanë reaguar kundër lëshimeve që janë planifikuar të ndërmerren për këtë profesion duke thënë se kjo rrezikonte jetesën e tyre.
Nën këmbët e kullës Eifel policët kanë vështruar të pafuqishëm taksistët që kanë bllokuar një nga arteriet kryesore të kryeqytetit.
Shoferët e taksive shumica e të cilëve janë të vetëpunësuar, nuk janë të kënaqur me shtimin e numrit të mini furgonëve, pasi ata nuk paguajnë të njëjtat taksa. Një arsye tjetër e zemërimit është dhe vendimi i qeverisë për ti hequr atyre të drejtën që të jenë të vetmit që transportojnë pacientët nga spitalet.