E Shtunë, 31 Tetor 2026

Posta Shqiptare pretendon ertifikaten e Arte per Cilesine e Sherbimit

Posta Shqiptare ka marrë vlerësimet e Unionit të Përbotshem Postar për standardet e arritura, duke u bërë pretendentë për marrjen e Çertifikatës së Artë vitin e ardhshëm.

Post- Europa në përfundim të një auditi të kryer në Postën Shiptare konkludoi se ajo i ka kryer detyrat e lëna nga institucionet ndërkombëtare dhe ka marrë1975 pikë, kufiri i pikëve që duhen për të hyrë në nivelin e Çertifikatës së Artë është 2000.

Posta Shqiptare ishte pjesë e aktivitetit të organizuar nga Unioni i Përbotshëm Postar dhe Post Europa për vendet e Europës Lindore për një periudhë dy vjeçare, i cili bëri të mundur edhe përmirësimin e cilësisë së shërbimit. Nga 197 administrata postare anëtare të Unionit të Përbotshëm Postar vetëm 30 janë çertifikuar për cilësinë e shërbimit

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›