Francë, vdes manjati i mallrave kozmetike Iv Rosher
Rosher e krijoi shtëpinë kozmetike me emrin e tij në vitin 1959, duke mbështetur idenë “bukuria përmes rrënjëve” pa produkte sintetike. Grupi “Iv Rosher” është shtrirë gjerësisht në rreth 30 vende dhe ka një buxhet prej rreth 2 miliardë eurosh, duke u renditur në vendin e 18-të në rang botëror. Në një deklarate publike, presidenti i Francës, Nikolas Sarkozi, e ka cilësuar Rosherin si “një industrialist i madh francez”. Rosher ia la drejtimin e firmës djalit të tij Didier në vitin 1992, por u detyrua të kthehej sërish në krye pas një aksidenti ku i biri humbi jeten.