E Shtunë, 31 Tetor 2026

Iran, përleshje mes policisë dhe protestuesve, 4 viktima

Ngjarja ndodhi në afërsi të rajonit ku më parë u raportuan tre të vdekur në radhët e demostruesve. Në po të njëjtën faqe interneti u njoftua pak orë më parë se tre protestues, mbështetës të opozitës vendase, humbën jetën gjatë përleshjeve mes tyre dhe forcave policore iraniane në qendër të Teheranit."Tre persona humbën jetën dhe disa të tjerë mbetën të plagosur rëndë kur policia hapi zjarr në drejtim të protestuesve", njoftohej në faqen e internetit “jaras”.Disa prej personave që ndodheshin në afërsi të zonës deklaruan se rrjeti i telefonisë celulare në Teheran nuk funksiononte. "Protestuesit brohorisnin slogane antiqeveritare në momentin që po largonin trupin e tij nga vendi ku humbi jetën", shtonte “jaras”.                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›