E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama urdhëron forcimin e masave të sigurisë ajrore

Ky urdhër vjen si reagim ndaj një tentative për atentat kundër një avioni civil në afërsi të Detroitit. Një nigerian u përpoq të ndizte një mjet shpërthyes gjatë një fluturimi me linjën Delta Northwest, bënë të ditur autoritetet në SHBA. Nigeriani u ndalua nga pasagjerët dhe ekuipazhi. Pas arrestimit, atentatori pranoi se kishte lidhje me rrjetin terrorist al-Qaeda. Avioni, Airbus 330, mundi më pas të ulet pa probleme në Detroit. Në bordin e avionit që vinte nga Holanda ndodheshin 290 vetë.                                                                                              

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›