Pollo: Fermerët do të pajisen me dokumenta nga bashkitë e komunat

Fermerët që kanë tokë në përdorim tashmë do të pajisen me dokumenta nga kryetarët e bashkive ose të komunave.
Ministri i Inovacionit dhe njëkohësisht kryetar i komisionit qeveritar të tokës Genc Pollo në një prononcim për mediat u shpreh se ky ligj synon të formalizoj tokat bujqësore në të gjithë vendin.
Procesi i pajisjes së fermerëve me tapi pritet që të përfundoj pas 9 mujave të hyrjes së ligjit në fuqi. Ky projektligj u miratua në mbledhjen e fundit të qeverisë.