E Shtunë, 31 Tetor 2026

Francezët i duan gratë në Botëror

Francezët janë duke u grindur edhe për diçka tjetër. Duket se ata më shumë preferojnë që të kalojnë javën duke u argëtuar sesa duke u trajnuar. Ata po kërkojnë një terapi tjetër – të merren me çiklizëm, të vizitojnë ndonjë mal apo të dalin në mbrëmje – këto janë fjalët që thotë William Gallas për skuadrën e tij.

Ata janë paraqitur vetëm dje në stërvitje. Mirëpo, i vetmi që nuk ka duruar më është Patrice Evra – lojtari i cili e ka konsideruar veten model të Francës duke iu përgjigjur kështu Gary Neville – i cili ka thënë se çka është e tepërt, është e tepërt dhe ata i dëshirojnë gratë e tyre në kampionat. Ndoshta kështu ata nuk do të dalin nëpër mbrëmje duke kërkuar prehje te femrat e tjera dhe kjo do të ishte terapia më e mirë që do të qetësonte futbollistët e ekipit.

Siç raporton gazeta “Daily Mail”, gratë e lojtarëve francezë dhe të dashurat pritet të aterrojnë sot në Afrikë, pasi që vetëm kështu djemtë mund të shkojnë deri në çerekfinale, mirëpo duket se Evra ka folur edhe me Federatën Franceze të Futbollit për të ndarë rreth 220 mijë euro shtesë për lojtarët të cilët kanë shpenzuar pas grave jugafrikane, vikendin e kaluar.

“Preferoj që gratë dhe të dashurat e futbollistëve të shkojnë atje. Ato do të ndikojnë psikikisht në mendjet e lojtarëve, pasi ata do të bëjnë një jetë të qetë – meshkujt gjithmonë ndihen mirë kur i kanë gratë afër”, tha Noel Le Graet, nënpresident i Federatës Franceze, i cili më duket se më shumë e kishte “dertin” te paratë e kërkuara sesa te dërgimi i grave të futbollistëve në Afrikë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›