E Diel, 1 Nëntor 2026

Francezet të pritura drejt aventurave seksuale

FRANCE- Zyrat serioze të revistës Top Sante në Paris në pamje të parë mund të mos ngjasojnë me pararojën e revolucionit seksual por kjo revistë e respektuar sapo ka publikuar një sondazh mbi lirinë seksuale në këtë vend, sondazh i cili ka lënë pa fjalë edhe vetë gazetarët. Sondazhi i publikuar pasditen e djeshme tregon se gratë franceze janë bërë gjithnjë e më të prirura drejt aventurave seksuale, por ndërkohë ruajnë gjithësesi një ndjesi të fortë romanticizmi. Mesatarisht një në tre gra e pranon që sheh filma erotikë me partnerin, ndërsa mëse gjysma e tyre pranon se përdor aksesorë të ndryshëm gjatë kryerjes së marrëdhënies. "Mund të thuhet se gruaja franceze është njëkohësisht romantike dhe realiste, e gjithashtu tepër e lirshme në aspektin seksual" tha Sofi Vidie, gazetarja e cila e ideoi sondazhin. "Edhe vetë ne mbetëm të habitur nga rezultatet. Shumë prej grave të pyetura pranuan me sinqeritet këndvështrimin e tyre të emancipuar drejt seksualitetit. Kinemaja është shpikur në Francë ndaj është padyshim një element që luan rol në dhomat e gjumit të këtij vendi: Po të kemi parasysh faktin që rreth 39 përqind e grave të pyetura thanë se shihnin filma erotikë me partnerin. Ky sondazh është shndërruar në objekt bisede në vend pas publikimit një ditë më parë, megjithatë shumë gra të intervistuara e cilësuan një tregues të kohës që jetojmë. "Mendoj se gjëra të tilla janë bërë gjithnjë, thjesht tashmë flitet më haptazi për to. Ashtu si gjithçka edhe në këtë rast ka ndodhur një zhvillim i pashmangshëm" tha një grua, e cila u identifikua si Helena. "Gjëra të tilla janë bërë gjithnjë në dhomën e gjumit. Ato thjesht nuk diskutoheshin. Këtu qëndron ndryshimi". Por edhe nëse sondazhi tregoi se gratë janë më të guximshme në aspektin e dashurisë ato padyshim besojnë në të. Një shumicë e padiskutueshme grash thanë se besonin fuqimisht tek dashuria, edhe pse ishin pragmatiste në lidhje me të: dashuria në vetvete tashmë renditet në vendin e tretë pas besimit e shoqërisë si element për jetën në çift. "Sot gratë franceze presin dashurinë e madhe të jetës së tyre pasi besojnë në të. Kjo gjë ndodh në 67 përqind të grave. Por në të njëjtën kohë ato janë të ndërgjegjshme për rrezikun e ndarjes ndaj 73 përqind e tyre besojnë në mundësinë e ndarjes" tha Vidie. (s.t/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›