E Diel, 1 Nëntor 2026

Indonezi, tigrat sumatra lëvizin të lirshëm mes fshatarëve

INDONEZI-  Zyrtarë të Ministrisë Indoneziane të Pyjeve e Mbrojtjes së Jetës së Egër lanë të lirë dy tigra sumatra një ditë më parë. Dy tigrat, Panti, një femër pesë vjeçare, dhe Bujung, një mashkull shtatë vjeçar, u kapën nga fshatarët në provicën Aceh ndërsa po grabisnin ushqimet e mbledhura prej tyre. Më pas tigrat u morën në mbrojtje nga kjo ministri duke u sistemuar në një rezervat natyror. Atyre iu vendosën në trup mikro-qarqe përmes të cilëve studiesit mund të ndiqnin lëvizjet e tyre e më pas u lanë të lirë pas qëndrimit rreth 18 mujor në këtë vend. Tashmë ata do të bashkohen me 45 tigrat e tjerë sumatra që jetojnë në këtë park. Një vit më parë grupet që promovojnë mbrojtjen e kafshëve e nxitën qeverinë indoneziane t’i jepte fund shkatërrimit të masiveve pyjore në Sumatra pasi kjo gjë vinte në rrezik jetën e tigrave që jetonin në to. Shpeshherë masivet pyjore pritet për St’iu hapur vendin impianteve të prodhimit të vajit ose komplekseve turistike. Rreth 12 milion hektarë pyje sumatra janë rrafshuar plotësisht gjatë 22 vjetëve të fundit. Tigrat sumatra kërcënohen edhe nga gjahtarët e paligjshëm, gjë e cila e ka ulur ndjeshëm numrin e përgjithshëm të tyre. (s.t/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›