Paris Hilton: “Vajzës do t’ia vë emrin London”
Përveç parave dëshiron të trashëgojë nga familja edhe traditën e vendosjes së emrave. Këngëtarja Paris Hilton ka deklaruar se nëse do të lindë një vajzë, do ta quajë atë London. Trashëgimtarja e hoteleve “Hilton” mban emrin e kryeqytetit francez dhe për këtë arsye ka shprehur dëshirën për t’u bërë nënë brenda dy viteve të ardhshme, edhe pse për momentin nuk ka të dashur. “Do të më pëlqente të kisha tre ose katër fëmijë. Në fillim do të doja të sillja në jetë një djalë. Ai do të kujdesej për vajzat. Të parës do t’ia ve emrin London sepse më pëlqen shumë ky emër”, - është shprehur Paris. Duke folur për revistën “Glamour” ajo shtoi se preferon që fëmijët t’i rrisë në Britani, që të mësohen me theksin dhe zakonet angleze, pasi ato, sipas saj, janë perfekte. Gjuetia për një shok të ri e ka çuar këngëtaren në një shfaqje reality në Angli, ku po kalon ditët më të bukura të jetës. Burimet bëjnë të ditur se ajo po planifikon të jetojë përkohësisht aty. “Do të doja të shpërngulesha këtu së shpejti për t’i rritur fëmijët në këtë vend, pasi do të përftonin zakone dhe një gjuhë perfekte. Jeta ime, edhe kështu si jam aktualisht, është pothuajse perfekte. Jam e gëzuar që jetoj kështu”.
7 Janar 2009