E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjendet shkaku i vdekjes së djalit të Xhon Travoltës



16-vjeçari Xhet Travolta, djali i aktorit të famshëm Xhon Travolta, ka ndërruar jetë për shkak të një ataku epileptik. Ky është përfundimi i autopsisë sipas mediave amerikane. Në ekzaminimin e trupit të tij ka marrë pjesë edhe një mjek i familjes Travolta. Djali 16-vjeçar i aktorit amerikan humbi jetën javën e shkuar në Bahamas, ku ishte me pushime së bashku me familjen e tij. Trupi i pajetë u transportua të mërkurën në SHBA, ku iu dha lamtumira e fundit në Okala të Floridës. Aktori u përpoq ta sillte në jetë dëshpërimisht dhe autoritetet në Bahamas kryen dy autopsi për të qenë të sigurt se shkaku i vdekjes ishte përplasja e kokës teksa ai bënte dush. Djali vuante nga një sëmundje e rrallë, e cila provokonte kriza epilepsie. Sipas tabloidit “Daily News”, ishte pikërisht babai i tij, Xhoni, i cili tentoi që ta sillte në jetë të birin pas përplasjes, duke i bërë masazh kardiak për rreth 10 minuta.

Emi i kthehet dashurisë së vjetër

Duket se këngëtarja Emi Uainhaus e kaloi periudhën e tmerrshme të konflikteve dhe problemeve shëndetësore të shkaktuara nga lëndët narkotike. Sipas mediave, këngëtarja britanike është lidhur me një lojtar të regbit gjatë pushimeve të saj në Karaibe. Këngëtarja e hitit “Back To Black” shkoi në ishujt e “parajsës” sapo u largua nga një spital në Londër, ku qëndroi afër një muaj për shkak të efekteve anësore të disa medikamenteve. Në Karaibe ajo është fotografuar duke shijuar detin dhe gjithçka që i ofronte natyra e mrekullueshme, në gjendje mjaft të mirë shëndetësore. Spekulimet e fundit flasin se Ami është lidhur dhe po përjeton një histori me një ish-të dashur shkolle.

7 Janar 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›