E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, Obama zgjedh shefin e ri të CIA-s



Presidenti i zgjedhur amerikan, Barak Obama, zgjodhi shef të CIA-s 70-vjeçarin Leon Paneta, ish-shef i stafit të Shtëpisë së Bardhë në administratën Klinton, - bënë të ditur zyrtarë të Partisë Demokratike. Nëse lajmi konfirmohet, Paneta do të jetë emërim befasues në këtë post, pa përvojë në botën e shërbimit inteligjent. Peneta ka qenë për një kohë të gjatë kongresmen nga Kalifornia. Ai ka shërbyer në Grupin për Studime të Irakut, një panel që përgatiti raportin në fund të vitit 2006 me dhjetëra rekomandime për kthimin e kursit të luftës në Irak. Në lidhje me krizën ekonomike, presidenti i sapozgjedhur Obama ka paralajmëruar se situata në vend pritet të përkeqësohet më tej. Për këtë arsye, ai kërkoi një marrëveshje për planin 775 miliardë dollarësh me qëllim ndaljen e recesionit. Obama deklaroi se ekonomia amerikanë është në pozitë të vështirë dhe se situata po bëhet edhe më e keqe. “Është e qartë se duhet të veprojmë shpejt dhe të shkëpusim recensionin. Në të kundërtën, në vitet e ardhshme situata do të përkeqësohet në mënyrë drastike”, - tha Barak Obama.

7 Janar 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›