E Shtunë, 31 Tetor 2026

Francois Hollande kërcënon Assadin me intervenim

Presidenti i Francës, Franscois Hollande, i ka tërhequr vërejtjen presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, se çfarëdo përdorimi i armatimit kimik do të ishte “arsye legjitime për intervenim direkt”.

Këto komente Hollande i bëri gjatë fjalimit vjetor për politikën e jashtme para ambasadorëve francezë në Paris.

Më tutje, Hollande ka theksuar se Franca do ta njeh një qeveri të përkohshme të Sirisë, kur ajo të formohet dhe kërkoi nga kryengritësit që këtë ta bëjnë sa më shpejtë.

Në anën tjetër, Bordi i Guvernatorëve të Transmetimit i Shteteve të Bashkuara (BBG), i ka bërë thirrje Sirisë që menjëherë t’i liroj dy gazetarët, që punonin për njërin prej televizioneve me seli në Shtetet e Bashkuara.

Gazetari Bashar Fahmi dhe kameramani, Kunejt Unal, punonin për televizionin Alhurra me seli në Virxhinia të Shteteve të Bashkuara.

Ata po raportonin për dhunën në Aleppo, kur u zhdukën më 20 gusht.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›