Cech inspirohet nga Buffon dhe Casillas

Portieri i Chelseat, Petr Cech ka bërë të ditur se inspirohet nga ylli i Juventusit, Gianluigi Buffon dhe ai i Real Madridit, Iker Casillas dhe mendon se ata vazhdojnë të jenë portierët më të mirë në botë.
“Adhuroj Buffonin dhe Casillasin”, deklaroi Cech për ueb faqen zyrtare të UEFA-s.
“Oliver Kahn, Peter Schmeichel dhe Edwin van der Sar më inspiruan në fillim të karrierës. Por, më pas doli Buffon dhe ndryshoi gjithçka. Edhe Casillas ishte interesant. Kur ai fitoi pothuajse të gjithë titujt me Realin, mendoja në vete se edhe unë mund të arrij atë”, u shpreh reprezentuesi çek i cili sezonin e kaluar me Chelsean fitoi Ligën e Kampionëve.