E Shtunë, 31 Tetor 2026

Frank Shabani më 12 prill kundër Albert Starikov

Vetëm dy javë pas ndeshjes së fundit kundër Travis Hartman e cila përfundoi pa fitues, boksieri shqiptar nga Kosova, Frank Shabani ngjitet përsëri në ring. Kundërshtari i rradhës është 34 vjecari Albert Starikov nga Estonia i cili në ringun profesionist ka një bilanc prej 16 fitoreve (4 me KO) dhe 8 humbje. Starikov gjatë karrierës së tij ka luftuar edhe me boksierë tw mwdhenj tw ringut profesionist, ndërsa 3 ndeshjet e fundit i ka fituar.
"Ndeshja e fundit zgjati më pak se 4 runde, dhe nuk ka qenë një ngarkesë e madhe për mua. Pas ndeshjes së fundit unë kam pauzuar vetëm një ditë dhe mund të them se gjendja momentale është shumë e mirë dhe në ring do të prezentohem me një top formë. Pas incidentit në ndeshjen e fundit kundër Travis Hartman kam qenë shumë i mllefosurr për sjelljet e tij jo korrekte. Gjatë gjithë ndeshjes ai kishte vetëm një qëllim, të mbrohet në cfarëdo mënyre vetëm për mos ta humbur këtë ndeshje para kohës, dhe gjatë tërë ndeshjes ai vetëm reklamonte te referi pa kurrfarë arsyeje. Në këtë mënyrë ai shpëtoi nga humbja ndërsa unë nuk u shpërbleva me një fitore të merituar dhe të planifikuar.
Mirëpo për ta kompenzuar këtë unë dhe trajneri im Otto Ramin kemi vendosur për ndeshjen e rradhës e cila do të zhvillohet kundër Albert Starikovit me datën 12 prill.
Detyrë primare për mua në moment është fitorja, ndërsa më pas që në një kohë shumë të shkurtër të luftoj për një titull internacional, dhe unë jam shumë optimist dhe besoj që kjo do të ndodhë shumë shpejt", ka thënë Shabani. .
Përballja e radhës e Shabanit është një nga paramecet e përballjes mes boksierit nga Gjermania Sebastian Sylvester dhe spanjollit Javier Castillejo, duel ky i vlefshëm për titullin Evropian në kategorinë e mesme. Ndeshja do të zhvillohet në qytetin Brandenburg në Gjermani.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›