E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liga e Kampioneve, sot njihen dy gjysmëfinalistët e parë

Sot, Liga e Kampioneve do të njohë dy gjysmëfinalistet e parë, pas përfundimit të sfidave Celsi-Fenerbahce dhe Liverpul-Arsenal. Turqit arritën një fitore të rëndësishme në Stamboll (2-1), që komplikon jo pak punët e anglezëve të Avram Grant. Liverpuli dhe Arsenali (1-1) do të përballen për herë të tretë në harkun e tetë ditëve, ku dhe ajo e fundit në Premiership, përfundoi po 1-1. Të mërkurën do të luhen ndeshjet Mancester-Roma(ndeshja e parë, 2-0) dhe Barcelona-Shalke 04 (1-0).

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›