Lipi: “Interi, Juvja e re”

Marceli Lipi thotë se ekipi i Interit të tanishëm i kujton atij Juventusin e madh, skuadër të cilin ai e drejtoi disa vite më parë. Edhe pse Interi ka vuajtur pak në javët e fundit, zikakltërit janë një diferencë të qartë prej katër pikësh prej vendit të dytë, duke dominuar një kampionat të vështirë si Seria A nga fillimi i sezonit. "Interi i sotëm ka konkretizimin dhe përqendrimin e Juves sime të djeshme, por edhe asaj më të hershme", - tha Lipi gjatë një interviste për revistën italiane sportive "Guerin Sportivo". "Roma është ekipi që luan futbollin më të bukur. Ajo ka luajtur me të njëjtin interpretim loje gjatë tri viteve të fundit dhe kjo parakupton shumë. Gjatë këtij viti ata kanë marrë disa lojtarë të rëndësishëm edhe për bankinën. Edhe projekti që po ndjek Fiorentina e pëlqej shumë, është i ngjashëm me ato që zbaton prej vitesh Arsenali dhe Mancesteri". Marcelo Lipi flet edhe për ish-ekipin e tij, Juventusin. "Jam i impresionuar nga puna e bërë nga trajneri Klaudo Ranieri. Unë e pëlqej atë që shoh. Rilindja e bardhezinjve ka të bëjë me profesionializmin dhe kanë një staf teknik të shkëlqyer".
Adriano, gol Juventusit
"Perandori" rigjeti formën dhe shijen e golit. Adriano hodhi me "mokaut" Juventusin, por atë të versionit brazilian, por jo në versionin bardhezi, por në atë të ngjyrës shege. Adriano shënoi në fitoren 3-1 të Sao Paolos (12 gola me këtë skuadër) duke i cuar kampionët e Brazilit në gjysmëfinalet e kampionatit paulist 2008.