Frankensteini në ankand

Është e famshme historia që përcolli shkrimin e romanit ‘Frankenstein’. Në vitin 1816, derisa po qëndronin pranë liqenit të Gjenevës, Mary Shelley dhe Percy Bysshe Shelley u sfiduan nga Lord Byron për të marrë pjesë në garën për shkrimin e një tregimi të frikshëm.
Mary, që asokohe ishte vetëm 18-vjeçe, e shkroi romanin ‘Frankenstein’, i cili për herë të parë u botua në vitin 1818, në Londër, në vetëm 500 kopje.
Afro dy shekuj më vonë, një kopje e botimit të parë, e nënshkruar nga Shelley, u zbulua në mesin e mbeturinave të bibliotekës së Lord Byron.
“E pashë librin në një kënd të raftit të sipërm.
Më ra në sy ballina e tij. Meqë e njoha menjëherë se çfarë ishte, vazhdova ta shfletoja tutje. Por, vetëm pasi u ktheva mbrapsht, te faqja e parë e zbrazët pashë mbishkrimin me ngjyrë të zezë kursive, ‘Lord Byron’it, nga autorja’”, tregon stërnipi i shkrimtarit të njohur.
Kjo kopje e nënshkruar aktualisht është ekspozuar në Londër, nga Peter Harrington, një ekspert ky i librave të rrallë. Libri do të vihet në ankand, me shpresën se do të arrijë të shitet për 350,000 paundë (575,000 dollarë).