E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fransua Hollande është presidenti i ri i Francës

Rezultatet paraprake të zgjedhjeve presidenciale në Francë shpallin fitues kandidatin socialist, Fransua Hollande, me 52 për qind të votave.

Sipas exit-polleve, presidenti Nikolas Sarkozi ka siguruar 48 për qind të votave.

Nëse këto shifra konfirmohen zyrtarisht, Hollande do të jetë pas François Mitterand i dyti president socialist i republikës së pestë të Francës duke rimarë kësisoj pas 17 vjetësh prej golistëve postin me të lartë shtetëror.

Pjesëmarrja në balotazhin e së dielës ishte relativisht e madhe. Rreth 72 për qind e 46 milionë qytetarëve me të drejtë vote, kanë votuar deri në orën 17.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›