E Diel, 1 Nëntor 2026

PS: Korrupsioni, KE theksoi presionin ndaj drejtesise

Partia Socialiste vleresoi dje se progres-raporti tregoi se Shqiperia, eshte ne nje stad te ri te kapjes se shtetit nga pushteti i familjes. Permes nje komunikimi per mediat, deputeti socialist, Damian Gjiknuri, deklaroi se raporti i fundit i Komisionit Evropian per Shqiperine, rithekson edhe nje here me force dobesite sistematike te demokracise shqiptare, perfshire edhe komponentet e tjere aspak pozitiv, qe lidhen me keqqeverisjen dhe politikat e ndjekura nga qeveria Berisha, ne keto vitet e fundit. Ai theksoi se nje nga fushat me problematike dhe qe ka shenuar perkeqesim te dukshem gjate qeverisjes se Sali Berishes, eshte drejtesia. "Ne progres-raport vihet theksi edhe ne nderhyrjet politike te qeverise ne kufizimin e pavaresise se gjyqesorit, duke konfirmuar ate qe opozita shqiptare e ka deklaruar vazhdimisht, qe familja Berisha gjate mandatit te tij te pare, por edhe ne vazhdim, ka ushtruar dhe ushtron trysni mbi pushtetin e pavarur te drejtesise", komentoi progres raportin Gjiknuri. Sipas tij, shembuj te qarte te peruljes dhe intimidimit te drejtesise ne favor te interesave te Berishes, jane pushimi i ceshtjeve qe lidhen me skandalin e rruges Durres-Kukes dhe ceshtjen e "Gerdecit".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›