Fratini: Italia do të lobojë për pavarësinë e Kosovës
ROME- Italia do të lobojë pro Kosovës në ato shtete të cilat ende nuk e kanë njohur pavarësinë. Kjo është garancia që ministri i Jashtëm i Italisë, Franko Fratini i dha sot kryeministrit kosovar Hashim Thaci. Gjatë takimit që u zhvillua në kryeqytetin italian Romë, ku Thaci ndodhet për vizitë zyrtare Fratini e cilësoi Kosovën si faktor paqeje dhe stabiliteti në rajonin e Ballkanit dhe më gjërë.
Ai siguroi kryeministrin Thaçi për thellimin e marrëdhënieve bilaterale midis Italisë dhe Kosovës, dhe u bëri thirrje investitorëve italianë për të investuar në Kosovë.
Nga ana e tij kryeministri Thaci dha garanci se Kosova tashmë ka hyrë në një fazë të re dhe të rëndësishme të zhvillimit ekonomik dhe se është rritur siguria dhe sundimi i ligjit po krijon mundësi të funksionimit gjithnjë e më të mirë të jetës në vend.
(s.g/BalkanWeb)