E Diel, 1 Nëntor 2026

Prishtina përgatit mbrojtjen ndaj nismës serbe në Gjykatën Ndërkombëtare

 

PRISHTINE-Pritet që sot në orën 13:00 Ministri i jashtëm i Kosovës, Skender Hyseni, t'i paraqesë pikëpamjet e Prishtinës zyrtare lidhur me kërkesën e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës.

Kjo pas ftesës që i bëri Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, Kosovës që të marrë pjesë dhe t’i prezantojë argumentet e veta në procesin që do të zhvillohet në lidhje me interpretimin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Procesi i interpretimit juridik të shpalljes së pavarësisë nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë është iniciuar me Rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, pas kërkesës së parashtruar nga Serbia.
Siç janë njoftuar autoritetet në Prishtinë, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, i ka dhënë rastin edhe Kosovës, që të paraqitet me pikëpamjet e saj në këtë proces.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›