E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA do marrë pjesë në EULEX me 80 forca

Amerikanët do të dërgojnë 80 forca në misionin e BE-së në Kosovë, EULEX. Është hera e parë që amerikanët marrin pjesë në një mision evropian. Në fakt veç amerikanëve pjesë e EULEX do të jenë edhe turqit kroatët dhe vende të tjera jo anëtare të Bashkimit Evropian. 

SHBA- Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të marrë pjesë me forca në misionin e Bashkimit Europian në Kosovë EULEX. Është hera e parë që forcat amerikane do jenë pjesë e një misioni evropian. Konkretisht SHBA do të ketë 80 forca në EULEX, kryesisht policie dhe gjyqtarë. Ceremonia e firmosjes së marrëveshjes mes SHBA-së dhe BE-së do të zhvillohet të mërkurën në Bruksel në këshillin e BE. Krijimi i EULEX u njoftua në fillim të vitit 2008 për të zëvendësuar misionin e OKB, UNMIK në Kosovë. në fakt tashmë ky mision nuk mund të quhet plotësisht evropian, pasi veç SHBA-ve edhe Norvegjia, Zvicra, Turqia dhe Kroacia kanë demonstruar qëllimin e tyre për të marrë pjesë në këtë mision. Pas nënshkrimit të marrëveshjes në Bruksel, prioritet që policët dhe gjyqtarët e parë amerikanë të mbërrijnë në Kosovë në mes të muajit dhjetor. Rusët nuk kanë shprehur dëshirë për pjesëmarrje, por serbët kanë sugjeruar që mund të ketë edhe ruse në këtë forcë. EULEX ka mision të ndihmojë Kosovën për të ndërtuar kapacitetet në fushën e legjislacionit dhe sipas planit të kreut të OKB-së Ban Ki Moon, duhet të ketë rol neutral. EULEX ende nuk është shtrirë në të gjithë Kosovën, pasi në veri kundërshtohet nga serbët si mision i paligjshëm.
(a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›