E Diel, 1 Nëntor 2026

Misioni i EULEX, tregues i marrëdhënieve të mira SHBA- BE

 

BRUKSEL- Një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit Amerikan thotë se pjesëmarrja e SHBA në misionin e Bashkimit Europian, EULEX në Kosovë vë në pah përmirësimin e marrëdhënieve mes SHBA dhe BE-së.
Zv sekretari amerikan i shtetit Daniel Frid tha sot se kjo marrëveshje tregon se bashkëpunimi trans- Atlantik po jep rezultate konkrete.

Washingtoni do të përfaqësohet nga 88 policë, oficerë, juristë dhe prokurorë në misionin e EULEX në Kosovë. Misioni i BE është trajnimi i policisë dhe mbikëqyrja Kosovës në sistemin juridik.

Frid theksoi se administrata e re e SHBA, që do të zgjidhet muajin tjetër pas zgjedhjeve presidenciale do të vazhdojë të ketë Europën në fokus të politikës së saj të jashtme.

(s.g/AP/BalkanWeb)



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›