Fakti/Artan Shkëmbi, “shpirtziu i partisë” nis fushatën e reprezaljeve kundër atyre që u angazhuan në fushatën e mazhorancës
Në Pogradec ka filluar hakmarrja e kryebashkiakut Artan Shkëmbi, ndaj “armiqve” që ai mundi të identifikonte gjatë fushatës zgjedhore.
I njohur ndryshe edhe si “shpirtziu i partisë”, Artan Shkëmbi ka nisur një fushatë reprezaljesh financiare kundër atyre që u angazhuan në fushatën e mazhorancës, saktësisht koalicionit të integrimit për Pogradecin.
Në këtë fushatë hakmarrjeje, Artan Shkëmbi ka mundësi tashmë të përdorë shumë metoda, që nuk është e nevojshme të jenë të sofistikuara.
Pikërisht, këtë edhe ai po bën, prej disa ditësh.
Përveç personelit të bashkisë, ku spastrimit nuk i shpëtoi as një punëtor i gjelbërimit, edhe disa biznese të vogla apo komunitet artistësh janë vënë nën presionin psikologjik, financiar e fizik nga karteli i Artan Shkëmbit, i cili me vota të paguara u konfirmua në krye të bashkisë së Pogradecit.
Një sjellje e tillë hakmarrëse e Artan Shkëmbit, nuk është pritur mirë nga qytetarët pogradecarë, të cilët e cilësojnë këtë hakmarrje, si një revansh të pashembullt të Artan Shkëmbit, pas rikonfirmimit në krye të bashkisë.