E Diel, 1 Nëntor 2026

“Do të vazhdojë mbështetjen për Shqipërinë në rrugën e integrimit Evropian”

19-05-2011 / Gazeta 55

Kryeministri Berisha takon zëvendësdrejtorin e Përgjithshëm të Zgjerimit në Komisionin Evropian Stefano Sannino


Kryeministri Sali Berisha priti dje në një takim Stefano Sannino zv/drejtor i Përgjithshëm i Zgjerimit në Komisionin Evropian, i cili shoqërohej nga ambasadori i BE-së, Ettore Sequi. Pasi i uroi përzemërsisht mirëseardhjen, kryeministri Berisha e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme dhe të pa kursyer, që Komisioni Evropian dhe stafi i tij i ka dhënë në vijimësi Shqipërisë, si në të gjitha aspektet e reformave prioritare,  ashtu edhe në procesin e integrimit. Sannino, e falënderoi kryeministrin Berisha për pritjen e ngrohtë dhe miqësore, duke i konfirmuar vullnetin e palëkundur të Komisionit dhe të Bashkimit Evropian për të vazhduar këtë mbështetje ndaj Shqipërisë. Në takim u vlerësuan hapat e marrë nga Shqipëria në procesin e Integrimit Europian. Pasi vlerësoi transparencën dhe cilësinë e procesit të votimit dhe numërimit, duke folur në lidhje me situatën pas zhvillimit të zgjedhjeve vendore të 8 majit, kryeministri Berisha, i garantoi zotit Sannino, se mazhoranca qeverisëse dhe koalicioni i saj, është i vendosur që çdo votë e qytetarëve shqiptare të vlerësohet, përmes një procesi tërësisht transparent e të paanshëm, i njëjti proces transparent që u konstatua gjatë procesit të numërimit dhe që është vlerësuar deri më tani, si ndër më të mirët, më të hapur, e transparent.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›