E Diel, 1 Nëntor 2026

Fratini: Në tetor 2010, Shqipërisë do ti hiqen vizat

Heqja e vizave, NOA publikon datën: 31 Tetor 2010

Vizat, zbardhen të gjitha vlerësimet e KE

KiE: Të rifillojë dialogu në Parlament

Dade: Berisha na e ka fajin për vizat

Basha: Vizat, presim përgjigje pozitive

Romë, 26 prill, NOA Në muajin tetor 2010, Shqipërisë do ti hiqen vizat Shengen me vendet e Bashkimit Evropian.

Një garanci të tillë e ka dhënë ministri i Punëve të Jashtme të Italisë, Franko Fratini, i njohur si lobues i vendit tonë në strukturat e Brukselit për liberalizimin sa më parë të vizave.

Shqipëria dhe Bosnjë-Hercegovina do të gëzojnë udhëtimin pa viza në zonën Shengen deri në fund të vitit, mësohet të jetë shprehur ai sot i cituar nga agjencia gjermane e lajmeve DPA.

Duke shtuar në lidhje me një koncept të tillë se këto dy vende do të inkurajohen për ti përmbushur dy apo tre parametrat në Samitin e Sarajevës, i cili do të mbahet më 2 qershor.

Ndërsa vendimi përfundimtar për heqjen e vizave, - ka shtuar ministri i Jashtëm italian, - do të vijë deri në tetor, deklaroi Fratini.

Eurokomisioneri Fyle na tha se në konferencën në Sarajevë do të ndodhë një zhvillim pozitiv për dëshirën e Italisë për liberalizim të vizave për Bosnjën dhe Shqipërinë, ka thënë Fratini.

n.e/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›