E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fratini: Nisim bisedimet per liberalizimin e plote

Komisioni Evropian shpreh gatishmerine qe se shpejti te nise negociatat me autoritetet shqiptare per liberalizimin e plote te regjimit te vizave mes Shqiperise dhe vendeve te zones “Shengen”. Zv.presidenti i Komisionit Evropian, Franko Fratini, u takua dje me ministrin e Brendshem, Nishani, ate te Integrimit, Bregu dhe te Drejtesise, Alibeaj. Zyrtaret tane prezantuan punen ne lufte kunder krimit dhe forcimin e kufirit. Ne kete pike, Fratini deklaroi se, “se shpejti do te fillojne bisedimet per liberalizimin e plote te vizave”. Ketu ai shtoi se ne fillim te muajit mars do te beje nje vizite ne Tirane. Delegacioni i Qeverise shqiptare, zhvilloi viziten zyrtare ne Bruksel, me qellim informimin e perfaqesuesve me te larte te Komisionit Evropian dhe Parlamentit Evropian mbi ecurine e reformave te ndermarra ne kuader te procesit te integrimit dhe zbatimit te MSA-se.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›